Arkitektët: GTC është monument i kulturës pas tërmetit, nuk duhet ndryshuar

Maqedonia

Arkitektët: GTC është monument i kulturës pas tërmetit, nuk duhet ndryshuar

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:01

Me 26 prill të këtij viti në Komunën Qendër në Shkup të udhëhequr nga opozita maqedonase, u realizua një referendum për mos ndryshimin e pamjes së Qendrës Tregtare. Në referendum dolën gjithësejtë 40 % e votuesve, ose 17.000 votues të cilët u deklaruan kundër ndryshimit të pamjes së kësaj qendre tregtare.

Opozita maqedonase refendumin e cilësoi si të suksesshëm, pasi që prej 40 % të votuesve, 95 % e tyre ishin për ruajtjen e kësaj pamje të kësaj Qendre tregtare.

Ndërsa në anën tjetër, partia në pushtet, VMRO-DPMNE referendumin e cilësoi si të pa suksesshëm, duke u hedhur pas sulmeve të mëdha politike kundër LSDM-së opozitare. Mediat pro qeveritare vërshuan me propagandë dhe analiza të ndryshme për dështimet e këtij referendumi. Por, a thua pse dëshirojnë që ta ruajnë këtë pamje të GTC-së këto të opozitës, dhe pse pozita dëshiron që ta ndryshoj?

Në stilin arkitekturor Agjencia e Lajmeve Zhurnal u konsultua me dy arkitekt të cilët ishin gati se njëzëri se GTC është një monument i kulturës pas tërmetit të Shkupit që ndodhi në vitin 1963.

Arkitekti Milaim Mustafa mendon se stili barok nuk është as i përafërt me tentimet e Qeverisë dhe reklamën që i bëhet në opinion për qasjen ndaj këtij stili.

“Pikë së pari termi barok nuk ka të bëjë aspak me projektin kontravers "Shkupi 2014". Pothuajse asnjë objekt nuk ka elemente të barokut por i gjithë projekti është bazuar në stile kuazi historike, apo neoklasicizma të cilët që në kohën e vetë kanë qenë imitim apo kiç i stilit të vërtet. Edhe ky projekt i cili nuk ka të bëj aspak me arkitekturën e fundit apo me intelektin planifikues të qytetit i cili duhet të konsiderohet si një vepër në vete dhe për të njëjtin duhet të merren të gjitha burimet kulturorë dhe historik të formimit të tij.

Kjo është arsyeja se pse arkitektët nuk e përkrahin veshjen e objektit që e ka bërë qytet Shkupin apo qendrës tregtare GTC. Ky objekt është vepër e një ikone të arkitekturës pas tërmetit të vitit 1963 në Maqedoni i quajtur Zivko Popovski. Pikërisht kjo vepër nga shkupjanët e vjetër apo siç njihen tek ne qytetarët e vjetër e konsiderojnë si objekti që e bëri Shkupin qytet modern. Sipas meje këto janë arsyet se pse qytetarët e komunës Qender janë kundër intervenimeve për ta ndryshuar këtë vepër e cila ka nostalgji për ta ku edhe presionet e mëdha politike nuk munden tua ndryshoj mendimin”, tha ndërmjet tjerash Milaim Mustafa për zhurnal.

Në anën tjetër, arkitekti Bekim Alimi për Zhurnal.mk mendon se përmes imitimit të stilit barok, qeveria e Republikës së Maqedonisë po tenton që kulturës maqedonase t`i siguroj një pozicion të rëndësishëm në kulturën evropiane.

“ Në ndërtim si dhe monumente më ekstravagant i projektit është stili barok. Vallë, kryeqyteti i Maqedonisë a po shndërrohet në një stil modern apo stil të huaj? Ne të gjithë e dimë se ky stil është i huazuar nga një arkitekturë e huaj.

Qendra është shndërruar në një kantier të vërtet. Projekti është monumental, ndërsa sipas kundërshtarëve të tij, ai është i egër në krahasim me stilin e vërtet barok.

Po kush në të vërtet po e kundërshton atë?

Para disa viteve maqedonasit e kanë bërë publike projektin “Shkupi 2014” gjatë një spoti televiziv duke treguar planin e ri urban të qendrës së kryeqytetit.

Shkupi që në fillim ka pasur një stil bashkëkohor ndërtimi, ndryshimet që mund të vërehen janë drastike, kalimi nga modernia në barok, kjo mund të jetë e vlefshme, por jo edhe e huazuar, sepse arkitektët e rinj thojnë se ‘aplikimi i një arkitekture të re është kthimi mbrapa’, por kjo nuk është e vlefshme te maqedonasit.

Të gjithë e dimë se arkitektura është përzier me politiken maqedonase, ‘një hark triumfal, një Kishë Ortodokse, Shtatore të bronzta, si dhe tërësia e fasadave e shndërruar në stil barok’.

Qeveria me këtë stil dëshiron që t`i jap një pozicion shtetit maqedonas drejt kulturës evropiane.

Dhe sa i përket votuesve të Komunës Qendër që votuan kundër këtij stili, them se në disa raste kanë të drejt shikuar në aspektin arkitektonik, pasi që tendenca e marrjes te stili barok është tendencë e largimit prej stilit modern evropian, ndërsa në identifikimin e tyre ata duan që të futen në kulturën evropiane përmes një stilit të një arkitekture”,tha Alimi për zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat