Policia maqedonase nuk lejoi emigrantët të marrin pjesë në varrimin e të afërme të tyre

Maqedonia

Policia maqedonase nuk lejoi emigrantët të marrin pjesë në varrimin e të afërme të tyre

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:27

Emigrantët në Maqedoni po trajtohen në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Edhe pse Maqedonia është nënshkruese e shumë Kartave të të drejtave të njeriut, thuajse aspak nuk respektohen të drejtat e personave emigrantë që nëpërmjet Maqedonisë mundohen të dalin në shtetet më të pasura të Bashkimit Evropian.

Para pak ditëve në Maqedoni nga një tren i relacionit ndërkomëbtar që qarkullonte në linjën Selanik – Beograd janë vrarë nga treni 14 emigrantë shumica prej tyre nga Somalia dhe Afganistani. Në vendin e ngjarjes përveç personave të vrarë, nga policia e Maqedonisë janë arrestuar edhe 8 persona, që konsiderohen të afërm të të vrarëve.

Varrimi i 14 të vdekurve u bë në Veles me ritet fetare islame, pasi të ndjerët i takonin konfesionit islam. Megjithatë, siç mëson “Zhurnal”, policia e Maqedonisë nuk i ka lejuar të afërmit e të vrarëve, 8 personat e arrestuar, që të marrin pjesë në varrimin e të afërme. Përveç kësaj, ata ende nuk e kanë të qartë se a janë varrosur të afërmit e tyre, ku janë varrosur dhe si janë varrosur.

Shoqatat joqeveritare që merren me trajtimin e këtyre rasteve kanë pohuar se Maqedonia i ka kushtet më të këqia në trajtimin e emigrantëve. Policia i gjobitë dhe mund të burgosë çdo qytetar i cili mund t’iu ofrojë një ndihmë, në ushqim ose veshmbathje këtyre personave në nevojë.

Aktualisht, Maqedonia është vendi më fatkeq dhe me bilancin me tragjeditë më të mëdha që ndodhin ndaj emigrantëve në Ballkan. Nga fillimi i vitit 2014 në Maqedoni jetën e kanë humbur rreth 26 emigrantë që kryesisht vijnë nga vendet e varfëra dhe që janë të përfshira në luftë, si Siria, Libia, Somalia, Afganistani, Iraku etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat