Kuvendi do ta fillojë seancën e 45-të

Maqedonia

Kuvendi do ta fillojë seancën e 45-të

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:00

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta fillojë seancën e 45-të, në të cilën do të debatojë për disa vendime ligjore në lexim të parë dhe me procedurë të shkurtuar.

Si ligje me procedurë të shkurtuar në rend dite janë vendosur ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe të Ligjit për sport, si dhe ndryshimet e Ligjit për material arkivor dhe të Ligjit për marrëdhënie pune.

Në lexim të parë në seancë do të shqyrtohen Propozim ligji për shndërrim të kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar dhe detyrimeve pagesore ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjet e huaja hekurudhore në investim të përhershëm në HM Transport, si dhe ndryshimet e Ligjit për furnizimet publike, Propozim ligji për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe në pronësi shoqërore dhe ndryshimet e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje.

Në kuadër të seancës janë edhe Raporti vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2014, raporti për punën e Agjencisë për komunikim elektronik dhe Propozim-vendimi për miratim të Raportit vjetor për punën e Agjenisë për rregullim të sektorit hekurudhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat