Delegacion i Komisionit monitorues nga Këshilli i Evropës vjen në Maqedoni

Maqedonia

Delegacion i Komisionit monitorues nga Këshilli i Evropës vjen në Maqedoni

Më: 28 prill 2015 Në ora: 08:59

Delegacion i Komisionit të monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

Në përbërjen e delegacionit pritet të jenë Shtefan Shenah, kryetar i Komisionit të monitorimit, Robert Valter raportues për Republikën e Maqedonisë dhe Andreas Gros, kryetar i Grupit të socialistëve.

Gjatë vizitës, delegacioni i AP të Këshillit të Evropës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ndërsa do të realizojë takime edhe me shefin e delegacionit të Maqedonisë në APKE, Aleksandar Nikolloski, si dhe me anëtarët e komisioneve kuvendore për çështje humanitare dhe për çështje të rregullores mandatit dhe imunitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat