Ministria maqedonase publikon një video nga aksioni në Malinë, pretendon se gjeti armë e uniforma

Maqedonia

Ministria maqedonase publikon një video nga aksioni në Malinë, pretendon se gjeti armë e uniforma

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:20

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka publikuar video-xhirimin e aksionit policor në fshatin Malinë të Karadakut të Kumanovës. Sipas versionit të MPB-së janë gjetur armë dhe uniforma të UÇK-së e më pastaj janë arrestuar dy shqiptar.
MPB e Maqedonisë pohon se ka gjetur dy pushkë automatike, dy snajper, 10 pistoleta dhe municion për to si dhe uniforma me emblemën e UÇK-së, në shtëpinë e 55-vjeçarit banor i fshatit Brezë.

MPB thotë se për të kanë njohuri se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte është i përfshirë në incidentin që ndodhi më datë 21 të këtij muaji në fshatin Goshincë, transmeton zhurnal.

Në fshatin Banjan nuk është gjetur asgjë, tha Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.

Jankullovska tha se aksioni i djeshëm i MPB-së ka qenë i suksesshëm sepse është gjetur një pjesë e armatimit të vjedhur nga policia, siç tha ajo nga 40 terrorist.

MPB-ja tash për tash nuk ka informacion se ku është 55-vjeçari tek i cili janë gjetur armatimet.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat