Sela në vizitë zyrtare në SHBA!

Maqedonia

Sela në vizitë zyrtare në SHBA!

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:31

Kryetari Ziadin Sela po nga sot po qëndron në vizitë disaditore në SHBA, ku do të merr pjesë në takime zyrtare në Kongresin e SHBA-ve.

Kryetari Sela në Kongres në fjalën e tij të rastit do t’u referohet zhvillimeve të fundit politike në vend, situatës aktuale politike dhe të sigurisë si dhe do të flasë për kronologjinë e ngjarjeve të gjithë perriudhës së hapërimit dhjetra-vjeçarë të shqiptarëve drejt synimit për implementimn e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kërkesat shqiptare, ngecjet në implementimin e MO si dhe mundësitë e ndihmës së zyrtarëve të lartë të SHBA-ve për zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare në Maqedoni.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, kryetari Sela do të takohet edhe me kongresmenë të rëndësishëm amerikanë si dhe me përfaqësues të organizimeve të rëndësishme shqiptare në SHBA, me theks kryetarin e Lidhjes shqiptaro-amerikane z. Xhevat Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat