PCER në protesta para MPB: Jankulloska, ditët i ke të numëruara

Maqedonia

PCER në protesta para MPB: Jankulloska, ditët i ke të numëruara

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:30

Partia për emancipim të plot të romëve dje mbajti një protestë para MPB, ku u kërkua që të ndalohet me diskriminimin mbi romët, si dhe kthimin nga kufiri, thyerjen e konventës ndërkombëtare për lëvizjen e lirë.

“Gjendemi në vendin ku dy muajt e kaluar përmes projektit të partisë më të madhe opozitare LSDM, kemi pasur mundësi që të dëgjojmë se si kjo ndërtesë e MPB-DPMNE ka shërbyer si shtab partie, por edhe vend ku montohen raste mbi njerëzit që kritikojnë pushtetin.

Kemi pasur mundësi që edhe në protestën para qeverisë të dëgjojmë se si njeriu i parë i kësaj ministrie, Jankulloska thuajse në çdo bisedë ishte e lidhur me procesin zgjedhor, romët nga e tërë Maqedonia i quajti me fjalë ofenduese, ndërsa fjala më e dashur e saj është Cigani.

Erdhëm këtu që ti temi Gordana Jankulloskës se ne, romët nga Republika e Maqedonisë, ndoshta jemi më të varfrit, më të diskriminuarit, më të nënçmuarit, por jemi të ndershëm e me fytyrë të pastër”, tha Samka Ibraimoski para të pranishmëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat