Doktor Memeti drejtoi Forumin e Qendrave Trajnuese për epidemiologji

Maqedonia

Doktor Memeti drejtoi Forumin e Qendrave Trajnuese për epidemiologji

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:11

Dr. Shaban Memeti drejtoi Takimin e Qendrave Trajnuese nga Programi Mediteran për Epidemiologji Intervente që u mbajt në Paris me 20 prill të këtij viti.

Takimi i këtij programi nisi në shtator të vitit 2014 në Tunizi, do të mbahet edhe në nëntor të vitit 2015 në Shkup.

Programi Mediteran për Epidemiologji Intervente (The Mediterranean Programme for Intervention Epidemiology Training - MediPIET) është themeluar për të rritur sigurinë shëndetësore në rajonin e Mesdheut duke mbështetur ngritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Qëllimi kryesor i këtij programi është të krijohet një rrjet ekspertësh në fushën e epidemiologjisë, të cilët do të ndajnë mes tyre përvojat dhe praktikat më të mira për t`u mobilizuar në rast epidemish ndërkufitare.

Në kuadër të projektit MediPIET më datë 20 prill 2015, në Paris u mbajt një takim i jashtëzakonshëm i Forumit të Qendrave Trainuese ( Training Center Forum-TCF).
Në takim kishte 36 pjesëmarrës prej 17 vendeve te Mediteranit, Detit të Zi, ECDC ( European center for Desease and Control) dhe ekipit të MediPIET ( Institutit të Shëndetit Publik Karlos III dhe FIIAPP-Fundación Internacional y para Iberoamérica de Administración y Políticas Públicas). Takimi u drejtua nga as.dr. Shaban Memeti, pikë fokale e MediPIET-it për Republikën e Maqedonisë si dhe kryetar i TCF i zgjedhur në mënyrë anonime në takimin e parë të TCF të organizuar në Hamamet, shtator 2014.

Dr. Shaban Memeti e hapi sesionin duke u uruar mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrjeve dhe duke shpjeguar domosdoshmërinë e kësaj mbledhje ballë-për-ballë pas disa tentativave të pasukseshme për realizimin e të njëjtës nëpërmjet telekonferencave. Dr. Memeti theksoi se përfaqësuesit e secilit prej vendeve përfituese (vendet e Mediteranit dhe Detit të Zi) prej këtij projekti kanë një rol shumë të rëndësishëm për ta bërë këtë projekt të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Dr. Memeti e filloi takimin duke përmbledhur të gjitha aktivitet e TCF që nga takimi i parë në Tunizi, shtator 2014. Mbledhja vazhdoi me diskutimin për vendosjen e qëllimeve të projektit për vitin 2015 deri në konferencën e parë të MediPIET-it, e cila do të mbahet në Shkup, Nëntor 2015.

Për realizimin e qëllimeve u formuan 3 grupe pune, 2 grupe tematike dhe 1 grup operacioni. Për secilin prej grupeve u vendos një kryetar dhe një reporter, të cilët do hartojnë një plan aksioni për periodicitetin e takimeve të tyre.

Meqënëse faza parapërgatitore e këtij programi është realizuar nën udhëheqjen e ECDC dr. Memeti sugjeroi se përfaqësues prej ECDC duhet të jenë të pranishëm si vëzhgues në fazën implementuese. Ky sugjerim u prit pozitivisht prej pjesëmarrësve të ECDC në këtë takim.

Në përgjithësi MediPIET është shumë i vlerësuar prej vendeve të Mediteranit dhe Detit të Zi, dhe ky takim u konsiderua gjithashtu shumë i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat