Një i burgosur tenton të vetëvritet me acid

Maqedonia

Një i burgosur tenton të vetëvritet me acid

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:06

I dënuari me 20 vite burg, në burgun e Shtipit mbrëmë ka pirë një litër acid. Ai është dërguar urgjentisht në spitalin e Shtipit, ndërsa prej atje në klinikën e toksikologjisë në Shkup.

Gjendja e tij është vlerësuar si shumë serioze, por jeta e tij nuk ka qenë në rrezik. Nga drejtoria e burgut thonë se bëhet fjalë për 43-vjeçarin B.D i dënuar për vjedhje të rënda, i cili deri tani ka vuajtur thuajse gjysmën e dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat