Gjatë paradites moti me diell dhe i ngrohtë

Maqedonia

Gjatë paradites moti me diell dhe i ngrohtë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:57

Gjatë paradites moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave me shi lokal dhe paraqitje të rrallë të vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në intervalin prej 3 deri në 10, ndërsa e ditës do të arrijë prej 19 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup gjatë paradites do të mbretërojë mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë 8, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Nga nesër rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e cikloneve dhe të masës ajrore të lagësht dhe jostabile, që do të shkaktojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar. Të mërkurën do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, veçanërisht paradite. Era do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe për shkak të ajrit më të freskët nga veriu, temperatura e ditës do të bie për disa gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat