U varrosën 14 emigrantët e vdekur tragjikisht

Maqedonia

U varrosën 14 emigrantët e vdekur tragjikisht

Më: 27 prill 2015 Në ora: 00:49

Në varrezat e Velesit në Rashtan, të dielën u varrosën 14 emigrantët që vdiqën ditën e enjte pasi treni ka goditur ata për vdekje. Ata janë varrosur në një varr të përbashkët, në prani të besimtarëve myslimanë të Velesit

Besimtarët përcollën për në botën tjetër këta besimtar, duke u lutur për ta dhe me prezencën e tyre duke dhënë mesazhin e ndërgjegjësimit të opinionit për këto raste.

Në ndërkohë, Aleanca për Maqedoni Pozitive përmes një kumtese për media, reagoi ndaj sjelljes injoruese të institucioneve shtetërore ndaj emigrantëve. Sipas kësaj aleance, Maqedonia, nuk po respekton Konventat Ndërkombëtare që kanë të bëjnë me këtë sferë.

Vlen theksuar se një aksident i ngjashëm, më 5 prill kishte ndodhur edhe në Bujanoc, ku si pasojë kishin humbur jetën dy emigrantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat