‘Eco Guerilla’ paralajmëron Qeverinë se "Jugohromi" as që ka filluar ti vendosë filtrat

Maqedonia

‘Eco Guerilla’ paralajmëron Qeverinë se "Jugohromi" as që ka filluar ti vendosë filtrat

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:21

Ndotësi kryesor i ajrit në Pollog, Jugohromi nuk ka ndërmarrë as edhe një hap për të vendosur filtrat në afatin të cilin e kishte caktuar Qeveria. Kështu akuzojnë nga lëvizja qytetare ‘Eco Guerilla’ në Tetovë. Një javë para skadimit të këtij afati, Eco Guerilla kërkojnë nga qeveria që mos të veprojnë njëjtë sikurse në shtator të vitit të kaluar, kur Qeveria i kishte dhënë afat shtesë Jugohromit për vendosjen e filtrave.
‘Nëse tradhtohemi kësaj radhe me siguri se do të ketë aktivitete të shumta nuk duam të flasim për detaje se çfarë dhe si do të bëhet, mirëpo mendoj se vetëdija qytetare është ngritur në atë nivel dhe do të jetë shumë e vështirë që revolta qytetare të kontrollohet ose të mbahet e kanalizuar në një drejtim. Do sigurohemi që emrat e atyre që do të votojnë pro pra nëse ndodh një gjë e tillë edhe pse nuk besojmë se do na tradhtojnë edhe kësaj radhe por do sigurohemi që do tradhtojnë të publikohen para qytetarëve të Tetovës’, deklaroi Arianit Xhaferi. Eco guerilja

Banorët e Tetovës kërkojnë që Qeveria të ketë mendjen dhe kësaj radhe të mos i jep më afat shtesë sepse e tërë kjo shkon në dëm të shëndetit të tyre.

‘Afatin nuk duhet t`ia vazhdojë duhet gjithsesi të rregullohet të ndalohet kjo se shëndeti është gjithsesi më i madh’
‘Jo, assesi nuk duhet ti vazhdohet afati. Deri tani nuk e mbaruan atë punë dhe s’ka asgjë prej atyre. Duhet të mbyllet ai proces, duhet të mbyllet edhe fabrika si fabrikë’
‘Normal jemi kundër ndotjes së ambientit shkaku se ndotja ndikon në organizmin e njeriut në fëmijët në pleqtë, dhe vazhdimi i ndotjes nga ana e qeverisë do ishte një tallje jo seriozitet ndaj premtimeve që kanë dhënë’

Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi tha për Alsat M se në mbledhjen e Qeverisë, në bazë të gjendjes faktike, do të vendoset për hapat e mëtejmë ndaj Jugohromit. Në shtator të vitit të kaluar Qeveria i kishte dhënë Jugohromit edhe një afat shtesë prej gjashtë muajsh për të filluar planin aksionar për vendosjen e filtrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat