Nis bashkëpunimi Lëvizja për Reforma në PDSH dhe RDK!

Maqedonia

Nis bashkëpunimi Lëvizja për Reforma në PDSH dhe RDK!

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:43

Është zhvilluar sot takimi i parë i punës mes kryetarit të Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela dhe kryetarit të RDK-së Vesel Memedi.

Ky takim është fillim i bashkëpunimit mes PDSH-së së Reformuar dhe RDK-së me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta shqiptare në Maqedoni. Bashkëpunimi do të vijojë me krijimin e grupeve të punës nga të dyja palët që do të vendosin për përcaktimin e kërkesave të përbashkëta.

Ky fillim i bashkëpunimit është hapi i parë drejt artikulimit të mirëfilltë të kërkesës shqiptare.

Andaj, nisma është e hapur dhe në të do të ftohen gjithë grupimet tjera opozitare, organizatat joqeveritare, organizatat e dala nga lufta apo edhe iniciativat tjera që janë të gatshme të kontribuojnë për artikulimin e mirëfilltë të kërkesave të gjithë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat