Dështon referendumi për ruajtjen e Q.T

Maqedonia

Dështon referendumi për ruajtjen e Q.T

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:27

Dështon referendumi për ruajtjen e fasadës së Qendrës Tregtare të Qytetit. Sipas informatave të fundit nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, deri në orën 18 kanë votuar 38,29% e qytetarëve. -Organizatat “Civil” dhe “Most” kanë vërejtur momente parregullsish si leximi me zë të lartë i emrave të votuesve, grisja e disa fletëvotimeve, zënka verbale etj. “Civil” pohon madje se ka pasur edhe prishje ashensorësh në disa banesa.
Të anketuar më herët nga mediat shqiptare, qytetarët shpreheshin kundër ndryshimit të fasadës.

“Unë mendoj se populli vetë do ta marrë vendimin. Ai që është i Shkupit, që e do Shkupin, do të votojë “pro”, kurse ai që është i ardhur nga diku tjetër, do të votojë “kundër”
“Presim që Qendra Tregtare e Qytetit të mos shndërrohet në “barok” sikur gjithçka tjetër në qytet”
“Unë kam dhënë një rrogë timen vullnetarish për ndërtimin e kësaj qendre tregtare. Dhe dua që rroga ime të ngelet ashtu siç e kam dhënë. Mund të rinovohet por stili duhet të mbetet ashtu siç është”
“Shpresoj se do të mbetet stili i vjetër i Qendrës Tregtare i cili ka fituar edhe çmim, ka qenë një hit në kohën time. Nuk pres që të ndryshojë diçka”.

“Nga ky referendumi pres që Qendra Tregtare të mbetet ashtu siç e njohim, si qytetarë të Shkupit. Unë jam i lindur dhe rritur këtu, ndaj nuk dua që dikush të na diktojë me paratë tona, me paratë e popullit, se si duhet të duket, si duhet t’i ndërrohet pamja”.
Gjatë ditës së djeshme kanë votuar edhe të burgosurit, qytetarë të kësaj komune, ku prej 45 personave, gjithsej 38 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Të drejtë vote kishin 43 560 qytetarë të komunës Qendër në gjithsej 78 vendvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat