Çairi thellon bashkëpunimin me komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë

Maqedonia

Çairi thellon bashkëpunimin me komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 18:33

Delegacioni nga Shkupi i përbërë nga Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, prorektori i Universitetit të Europës Juglindore Blerim Reka dhe profesori Aziz Pollozhani, dje dhe sot morën pjesë në Javën kulturore shqiptare në Kalabri të Italisë, që organizohet nga shtëpia botuese “Toena” nga Tirana në bashkëpunim me Unionin e Komunave arbëreshe. Hapja e manifestimit u bë nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Fatmir Toçi, drejtues i sh.b. “Toena” dhe deputet në Kuvendin e R. së Shqipërisë.

Gjithashtu, kryetari i Komunës së Çairit realizoi edhe disa takime me kryetarët e komunave arbëreshe të Kalabrisë, ku u definaun kahje konkrete të bashkëpunimit në disa sfera, duke përfshirë që në fillim aplikimin e përbashkët në projekte nga fonde evropjane në drejtim të shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit.

Ky delegacion mori pjesë si mysafir special edhe në ceremoninë përmbyllëse të javës kulturore shqiptare në Kalabri me ç`rast u shpërndanë edhe mirënjohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat