Periudha e alergjive. Mjekët apel për trajtim mjekësor

Maqedonia

Periudha e alergjive. Mjekët apel për trajtim mjekësor

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:43

Filloi sezoni i alergjive pranverore. Shumë qytetarë po mbushin spitalet duke u ankuar se vuajnë nga teshtitja, kolla, kruajtja dhe skuqja e syve, thonë mjekët. 1 në 4 qytetarë në vend, ka alergji ndërsa për shkak të ndryshimeve klimatike dhe jetës dinamike, pritet që ky numër të rritet.
“Pacientët vërejtën se kur afrohet pranvera dhe pemët dhe lulet çelin, atëherë ata vuajnë nga teshtitjet, kruajtjet e hundës...simptomat mund të jetë prej teshtitjes dy-tre herë e deri në bllokim të rëndë, ku pacienti patjetër duhet të paraqitet në spital. Në përgjithësi, nëse teshtijnë, apo ju kullojnë hundët, iu kruhen sytë apo vërejnë se iu zihet fryma prej pemëve apo barit, duhet të paraqiten tek mjeku”, deklaroi Dimitar Karkinski, pulmoalergolog në Klinikën e Pulmoalergologjisë.
Pulmologët bëjnë apel që alergjitë të trajtohen në kohë, në mënyrë që të mos ketë komplikime të padëshiruara.

“Mund të ketë komplikime, të ketë ndezje kronike të hundës, ndezje kronike të sinuseve, polipe kronike në hundë dhe nëse kjo kalon në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, mund të shkaktojë astmë alergjike”, tha Dimitar Karkinski, pulmoalergolog në Klinikën e Pulmoalergologjisë.
Alergjitë trashëgohen gjenetikisht dhe nëse një nga prindërit apo të dy kanë alergji atëherë ka gjasa që fëmija ta ketë trashëguar gjithashtu. Mjekët këshillojnë që alergjenët të evitohen sa më shumë, të merret rregullisht terapia ose vaksina kundër alergjive. Vaksina ndikon deri në 20 vjet nga marrja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat