Vdekja e 14 emigrantëve e ktheu Maqedoninë në mediumet botërore

Maqedonia

Vdekja e 14 emigrantëve e ktheu Maqedoninë në mediumet botërore

Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:48

Maqedonia këtë javë ishte në fokusin e mediumeve botërore edhe atë me tre ngjarje: incidenti në Goshincë, kurora mortore dërguar deri tek gazetari Borjan Jovanovski si dhe vdekja e 14 emigrantëve në hekurudhë Veles- Shkup.

Tre incidentet që ndodhën në periudhë prej tre ditëve, u gjetën në mediumet e famshme botërore përfshirë “Euro News”, “ABC”, Hafington Post”, “Independent”, “Guardian” dhe “Washington Times”. Informacionet që janë publikuar janë raporte të agjencive të njohura botërore “Reuters” “Asociated Press”, “AFP” dhe “Blumberg”.

Megjithatë, informacioni për shkeljen e emigrantëve nga Somalia dhe Afganistani shkaktuan interes më të madh nëpër mediumet botërore, pasi erdhi pas tragjedisë së javës së kaluar në Detin Mesdhe, ku jetën humbën 900 emigrant ilegal dhe pas takimit të djeshëm të jashtëzakonshëm të BE-së për menaxhimin me kontrabandimin e njerëzve në Detin Mesdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat