Ahmeti nesër në Prishtinë, do të takohet me Isa Mustafën

Maqedonia

Ahmeti nesër në Prishtinë, do të takohet me Isa Mustafën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:51

Nesër, e hënë 27 prill 2015, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, do të realizojë vizitë zyrtare në Prishtinë me ftesë të Zëvendës Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Kryetari Ali Ahmeti do të shoqërohet nga Deputeti dhe Shefi i Kabinetit të tij Grubi si dhe Kryetari i Komunës së Likovës Duraku.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Kryetari Ahmeti do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Mustafa si dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kryetari Ahmeti është gjithashtu i ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën: ‘Çfarë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin?’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat