Ja çfarë ndodhi në Karadakun e Shkupit, rrëfimi i banorit (Video)

Maqedonia

Ja çfarë ndodhi në Karadakun e Shkupit, rrëfimi i banorit (Video)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:17

(E plotesuar) - Banorët pohojnë se të paktën dy banorë, Gadaf Nuhiu dhe Rrahim Hajdari, që të dy nga Malina, janë prangosur pas aksionit të gjerë policor në fshatin Malinë të rajonit të Karadakut të Shkupit. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski njoftoi se policia, prej orëve të para të mëngjesit, ka bastisur disa shtëpi në këtë fshat, i cili është në afërsi të Gushincës, ku disa ditë më parë u sulmua kulla kufitare. Banorët e Malinës duke përshkruar atmosferën në fshat, thonë se policia u ka terrorizuar familjet dhe i kanë bllokuar nëpër shtëpi, nën ankthin se kur do të ndodhë bastisja e radhës.

“Kishin bastisur të dy shtëpitë, një vëlla kishte ikur ishte frikësuar është më i ri se unë. I kishin marrë dy persona të komshinjve, nuk e di nëse i kanë lëshuar.(01:49) Nënën e kam pasur në shtëpi dhe motrën, ata ishin frikësuar vetë në shtëpi.(02:36)Tani nuk po guxoj as të shkoj në shtëpi, më kanë ngelur të gjitha kafshët mbyllur. Nuk kanë gjetur asgjë në shtëpi”, deklaroi Fazli Osmani, banor i Malinës.

Kryetari i Bashkësisë lokale të Malinës Vebi Saliu u bënë thirrje politikanëve shqiptar që të mos bëjnë pazarllëqe me jetët e tyre.

“Kanë sjellur forca të mëdha dhe nuk e dimë se për çfarë, këtu në fshat nuk ka asgjë. Na kanë bllokuar nëpër shtëpi të gjithëve me nga 10 persona për roje. Ne duhet ta dimë përse bëhet kjo punë. Ne nuk kemi faj. Këto banorë që kemi ngelur këtu nuk mundemi të ngihemi me kafshatën e bukës. Na kanë nxjerrë punë. Fshatarët janë bërë gati për të ikur por nuk po na lejojnë të dalim prej shtëpie. Çobanëve që i kanë lëshuar bagëtitë u kërkojnë letërnjoftime. O zotëri ja un me lopë, dhenë çfarë letërnjoftimi, por i detyruan me zor. Në fillimin kur hynë në fshat u kërkonin letërnjoftime të gjithëve, edhe fëmijëve. Ku janë liderët që na keqtrajtojnë, që kërkojnë votat e të varfërve, që i shesin votat e të varfërve bëjnë pazarllëqe. Deri kur do të bëhen kështu pazarllëqe me neve”, tha Vebi Saliu, kryetar i bashkësisë lokale

Informatat paraprake nga policia tregojnë për gjetjen dhe konfiskimin e një pjese të armëve të vjedhura gjatë sulmit në Gushincë, fakt ky që policia e fshehu për një javë me radhë. MPB-ja njoftoi vetëm mbi skenarin e ngjarjes dhe mesazhet që kanë lënë sulmuesit, por nuk tregoi se policia ka humbur sasi të madhe armatimi.

Rrëfimi banorit

Një banorë i fshatit Malinë të Karadakut të Shkupit përmes një deklarate ekskluzive ka shpjeguar situatën në këtë rajon.
Vebi Saliu, banorë i Malinës ka rrëfyer se si forca të mëdha policore kanë pushtuar fshatin dhe kanë legjitimuar banorët, duke bllokuar lëvizjen e tyre.
Ai ka kërkuar që ku janë liderët politik shqiptar që kërkojnë votat dhe më pas shesin gjithçka. “Deri kur ne të jemi pazarllëku i tyre”, theksoi Vebi Saliu nga Malina, transmeton Ina.
Në videon më poshtë mund të dëgjoni deklaratën e banorit të Malinës, Vebi Saliu.

Policia maqedonase shtëpi më shtëpi kërkon armë në Malinë

Në aksionin policor në fshatin Malinë, i cili gjendet në afërsi të fshatit Brezë dhe Gushincë, sipas njohurive të MPB se në atë terren ka persona të lidhur me sulmin në stacionin policor në Gushincë, është kryer kontroll i shtëpive.

Pas kontrollit të shtëpive, ashtu si informoi Ivo Kotevski për Telma, janë gjetur edhe armët dhe municioni që u mor nga sulmi në Gushincë, i cili ndodhi të martën, transmeton zhurnal.

Banorët kërkojnë largimin e njësive policore, kërkojnë Musa Xhaferrin dhe Zemri Qamilin

Banorët e Malinës dhe Karadakut të Shkupit kanë kërkuar tërheqjen e njësiteve speciale policore.

Njësitet e policisë speciale vazhdojnë të qëndrojnë në fshatrat Malinë dhe Brezë.

Banorët e Malinës dhe Karadakut të Shkupit kanë kërkuar tërheqjen e njësiteve speciale policore.

Por njëkohësisht ata kanë kërkuar që në këtë zonë të shkojnë dhe të japin sqarime zyrtarët më të lartë të Qeverisë si Musa Xhaferi dhe Zemri Qamili.

“Apelojmë që të tërhiqen. Nuk e dijmë se çfarë kërkojnë dhe po na shqetësojnë fëmijët. Pse po ndodhë vetëm tek ne kjo situatë dhe kush po dëshiron të luaj me zjarr. Kërkojmë urgjentisht të vijnë këtu zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili, për të na informuar se çka duan këta këtu. Ju lutem ky maltretim nuk tolerohet se ne boll kemi vuajtur”, ka apeluar për INA, një banorë i Malinës.

Banorët kanë theksuar se njësitet speciale nga orët e para të mëngjesit po vazhdojnë kërkimet e tyre në këtë zonë, ndësa atyre nuk i është thënë asgjë lidhur me operacionin. Disa media proqeveritare kanë raportuar se gjatë operacionit janë gjetur gjoja armët e grabitura gjatë sulmit të grupit të armatosur në postën policore kufitare në Gushincë të Likovës.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka theksuar se po vazhdon operacioni, por duke paralajmëruar se pas tij do të jepen detaje të hollësishme.

Banorët e Malinës: Kush na e dërgoi Policinë, Jankullovska apo Ahmeti?

Gazeta “Koha” nëpërmjet telefonit kontaktoi me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Malinë, Veli Saliun, i cili e konfirmoi gjendjen kaotike që është shkaktuar me prezencën e madhe të forcave policore dhe ushtarake.

“Nga ora 3 e mëngjesit kanë ardhur rreth 500 policë dhe policë kufitare, dhe pa asnjë arsyetim, kanë filluar të kontrollojnë shtëpi për shtëpi. Me mjete të rënda artilerie, me helikopterë, autoblinda po qëndrojnë në fshat. Në oborrin e çdo shtëpie janë vendosur nga 10-15 policë të veshur me të zeza, njësite speciale dhe të armatosur deri në fyt”, ankohet Saliu. Ai thotë se në mesin e këtij grupi të madh të policëve ka vetëm tre-katër shqiptarë. “Këtu në fshat janë afër 500, por me siguri në mal janë më tepër. Deri tani i kanë bastisur disa shtëpi, në të cilat nuk ka banuar askush. Si duket, deri në darkë do të mbesim të bllokuar në fshat. Presion të madh na kanë krijuar”, u shpreh Saliu.

*****************************************
Gazeta “Lajm” ka arritur të kontaktojë me disa banorë të fshatit Malinë, të cilët na e kanë përshkruar situatën momentale në këtë fshat.

"Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit. I gjithë fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. Nuk e kemi të qartë a na i dërgoi policët Gordana Jankullovska apo Ali Ahmeti. Këtë duam ta dimë", deklaroi për "Lajm" banorja e këtij fshati, Ganimete Saliu.

Ajo thotë se deri tani nuk janë dëgjuar të shtëna armësh e as shkëmbim zjarri. Mirëpo, frika te banorët është evidente.

"Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët. Mirëpo, frika është prezente edhe te banorët tjerë", shton ajo.

Banorët thonë se intervenimi i Policisë në këtë fshat është i panevojshëm.

"Deri sot gjithçka ka qenë qetë. Nuk ka pasë asnjë lëvizje të dyshimtë. Ne jemi njerëz hallexhinj, që mundohemi të nxjerrim kafshatën e bukës, sepse askujt nuk i intereson për fatin tonë", vazhdon të flasë Ganimetja me zë të dridhur, përderisa dëgjohet zëri i helikopterëve që fluturojnë mbi këtë fshat, në kufirin Maqedoni Kosovë.

Ndryshe, në Karadakun e Shkupit nga orët e para të mëngjesit po zhvillohet një operacion i gjerë i forcave policore maqedonase.

Siç bëjnë të ditur për INA, operacioni i njësiteve të MPB-së ka nisur në fshatrat Malinë dhe Brezë.

Kotevski: Ka aksion policor në Malinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Maqedonisë, Ivo Kotevski në një prononcim për Portalb thotë që ka një aksion policor në fshatin Malinë të Kumanovës. Ai pranoi se nuk di asgjë më shumë se informatat jozyrtare se në këtë fshat që në orët e hershme të mëngjesit zhvillohet aksion policor. Ai nuk shpalosi shkaqet.

“Të mbarojë e gjitha dhe më pas ju tregoj se çfarë po ndodh. Besoj është akson për përndjekje të kriminelëve. “tha Kotevski.

Ndërkaq, zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili na tha se “është shumë i zënë” dhe nuk u prononcua.

Gazeta “Lajm” ka arritur të kontaktojë me disa banorë të fshatit Malinë, të cilët e kanë përshkruar situatën momentale në këtë fshat.

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit i gjith fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. “, deklaroi për “Lajm” banorja e këtij fshati, Ganimete Saliu.

Ajo thotë se deri tani nuk janë dëgjuar të shtëna armësh e as shkëmbim zjarri. Mirëpo frika te banorët është evidente.

“Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë” shton ajo.

Aksion i madh policor në fshatin Malinë

Jo zyrtarisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur një aksion të madh policor në fshatin Malinë.

Njësite speciale të policisë janë futur në këtë fshat ku kanë frikësuar fshatarët.

Brenda ditës pritet që të marrim edhe një prononcim nga Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat