Zaevi nga Gostivari: Kushtetuta e Maqedonisë është Kur`an dhe Bibël

Maqedonia

Zaevi nga Gostivari: Kushtetuta e Maqedonisë është Kur`an dhe Bibël

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:08

Në marshin e djeshëm protestues të LSDM-së në Gostivar, mbështetje iu dha një numër i madh i qytetarëve nga etnitete të ndryshme.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se duhet që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet në Maqedoni, ku garantohen të drejtat dhe liria e qytetarëve, dhe nuk shkelet asnjë popull ose besim.

“Kushtetuta e Maqedonisë është edhe Bibël, edhe Kur`an, këtu nuk ofendohen qytetarët me fjalë rënduese, si siptari, njerëz të vegjël, cigan e të ngjashëm.

Për këtë arsye duhet që ta kthejmë lirinë në Maqedoninë përmes respektimit të ligjeve të garantuar me Kushtetutë, dhe nuk do të lejojmë që dikush ta rrënoj shoqërinë multietnike, e cila me shekuj ekziston në Maqedoni”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat