MOST në gjendje gatishmërie, me 111 vëzhgues po e ndjek referendumin

Maqedonia

MOST në gjendje gatishmërie, me 111 vëzhgues po e ndjek referendumin

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:41

sociacioni qytetar MOST votimin e sotëm për referendumin për Qendrën Tregtare do ta ndjek me 111 vëzhgues, të cilat do t`i mbulojnë të gjitha vend votimet në komunën Qendër.

“Vëzhguesit e MOST janë statik, ndërsa gjatë tërë ditës do ta ndjekin procesin e votimit në vend votime. Përskaj kësaj, MOST do të shpërndaj edhe katër ekipe lëvizëse, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do ta vëzhgojnë atmosferën jashtë vend votimeve.

Sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit dhe ekipet lëvizëse, janë hapur të gjitha vend votimet”, njofton MOST.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat