Të gjithë për Qendrën Tregtare në Shkup, sot mbahet referendumi

Maqedonia

Të gjithë për Qendrën Tregtare në Shkup, sot mbahet referendumi

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:34

Sot mbahet Referendumi për ruajtjen e pamjes së Qendrës Tregtare në Shkup.

Hulumtimi i fundit i realizuar nga Komuna Qendër, në prag të referendumit për pamjen e Qendrës së Vjetër tregtare në Shkup, tregon bindshëm se pjesa dërmuese e banorëve të Komunës Qendër do të votojë për pamjen autentike të fasadës së Qendrës tregtare.

Madje 83 % të votuevse që do të dalin në referendum të dielën, janë përgjigjur se do të votojnë ‘PO’ në pyetjen ‘A jeni pro asaj që Qendra e vjetër tregtare të mbajë pamjen autentike të fasadës’.

Për shkak të referendumit, MPB-ja gjatë fundjavës do të nxjerr letërnjoftime.

Përkrahje për referendumin e fasadës së QT nga “Metamorfozis”.

Qendra për Liri CIVIL, në bashkëpunim me shumë aktivistë/e të organizatave të shoqërisë civile dhe iniciativave qytetare, do ta vëzhgojë zbatimin e Referendumit për ruajtjen e pamjes së QTQ-së.

Asociacioni qytetar “MOST” bënë thirrje për shprehje të vullnetit të lirë qytetar pa asnjë ndikim. Duke njoftuar mbi procesin e monitorimit të nesërm, nga ky asociacion kërkuan maturi dhe respektimin e vlerave demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat