Bejta për “bombën” e Gostivarit: Më kanë votuar qytetarët e kënaqur nga puna ime

Maqedonia

Bejta për “bombën” e Gostivarit: Më kanë votuar qytetarët e kënaqur nga puna ime

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:37

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta thotë se nuk është në dijeni se çfarë përmbajtje ka pasur “bomba” e sotme e LSDM-së për Gostivarin mirëpo sipas tij, atë e kanë votuar të gjithë qytetarët që e kanë pëlqyer punën e tij.

Në pyetjen se si i komenton pazarllëqet për pozitën e tij të tanishme në Komunë, Bejta thotë që në nivel qendror ata “janë të natyrshme për të bërë koalicion” por në nivel lokal “vota është e fshehtë dhe e lirë, askush nuk garanton kush për kë do të votojë” thotë për Portalb, Bejta.

“Unë kam 10 këshilltarë dhe kam fituar në rrethin e parë pa mbështetje të asnjë partie politike. Kam pasur 13 mijë e 500 vota nga shqiptarët duke mos bërë koalicion si Rufi Osmani me turqit dhe maqedonasve. Unë e di dhe jam mirënjohës që më kanë votuar të gjithë ata që kanë qenë të kënaqur me punën time në Gostivar. Nuk i ndaj në baza partiake” tha Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat