Gruevski: Identitetin e sulmuesve të stacionit policor e dinë institucionet në Kosovë

Maqedonia

Gruevski: Identitetin e sulmuesve të stacionit policor e dinë institucionet në Kosovë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:12

Ngjarja në Gushincë është një ngjarje serioze ku morën pjesë një grup pjesëmarrës, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për të cilët është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar dhe institucionet në Kosovë, tha kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Ai tha se sfidat në këtë plan do të vazhdojnë dhe theksoi se kjo nuk guxon që të vendoset në kontekstin ditor politik.

“I shoh vezët qyqare të opozitës se ne po qëndrojmë pas asaj dhe se të ju them sinqerisht, gërditem nga ajo retorikë anti-shtetërore dhe nga tërë rrjedha e ngjarjeve që nuk është për t`u habitur se disa i lidhin me 2001”, ka thënë Gruevski, raporton portali “Zhurnal”.

“Por, dua t`i porosis të gjithë të përfshirët, kjo nuk është 2001, institucionet do të veprojnë në mënyrë vendimtare në kuadrin e kompetencave të saja, ndërsa punëtorët e kolonës së pestë duhet që në mënyrë maksimale dhe të përgjegjshme të sillen me rastin, pasi që kjo gjë nuk është politikë ditore, dhe budallakitë e tyre, sulmet, kërcënimet dhe sjelljet për këtë rast, kanë një kontekst tjetër. “Kjo është një punë serioze ku është në pyetje shteti”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat