Apel shqiptarëve në Iliridë

Maqedonia

Apel shqiptarëve në Iliridë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:01

Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike ju është drejtuar shqiptarëve në Maqedoni me një apel.

Më poshtë e japim reagimin e plotë të z.Gashi

Në emër të Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike apeloj te të gjithë qytetarët në Iliridën shqiptare për syqeltësi dhe vetpërmbajtje nga pjesmarrja, ndihma dhe instrumentalizimi i mundshëm në luftën për pushtet fiktiv në një ambient pa perspektivë, antishqiptar e antinjerëzor, siç është në realitet krijesa e sistemit komunist, sovjeti tashmë i dështuar, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Pushtetet e deritashme në këtë sovjet të komunizmit famëkeq, njihen si pushtete të krimit politik, si pushtete që mbijetojnë përmes nxitjes së urrejtjes raciste ndaj popullit autokton shqiptar, si pushtete antidemokratike e të dhunshme, dhe si të tilla, ato nuk e meritojnë mbështetjen dhe votën e mbijetesës nga ana e vet shqiptarëve.
E drejta e shqiptarëve të Iliridës për një jetë të çliruar nga dhuna e organizuar shtetërore e sovjetit komunist IRJM, e drejta e shqiptarëve autokton për të jetuar në një demokraci të zhvilluar, perspektivë të qartë ekonomike dhe ambient të dinjitetshëm për përparimin e shoqërisë dhe kulturës burimore kombëtare, kalon përmes një marrëveshje të mundshme të ndarjes paqësore mes drejtuesve sllavïshtfolës të sovjetit IRJM në njërën anë, dhe përfaqësuesve politik të shqiptarëve në anën tjetër, ashtu siç ndodhi mes çekëve dhe sllovakëve në historinë më të re të kontinentit tonë. Një proces i tillë duhet të ndodhë dhe do të ndodhë patjetër, prandaj, klasa politike në Iliridën shqiptare ka përgjegjësi historike mbi supet e saj dhe ajo duhet të marrë në konsideratë realitetin historik në të cilin vepron dhe punon. Klasa politike e shqiptarëve të Iliridës duhet të vetdijësohet sa më parë dhe ti lë anash njëherë e mirë interesat e saj për ushtrimin e një pushteti servil, në sovjetin e megalomanëve të tipit Gruevski. Po afrohet momenti historik, kur shapi do të ndahet nga sheqeri dhe kur ditët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Iliridë, do të inicojnë procesin e ri, procesin e perspektivës së bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Këshilli Koordinator i Ballit për Shqipëri Etnike
Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat