"Bomba 26", Mijalkov i raporton Musa Xhaferit: Ligji i “branitelave” nuk kalon

Maqedonia

"Bomba 26", Mijalkov i raporton Musa Xhaferit: Ligji i “branitelave” nuk kalon

Më: 25 prill 2015 Në ora: 15:45

LSDM-ja opozitare sot paraqiti “bombën” e 26 nga qyteti i Gostivarit.

Në mesin e bisedave të përgjuara, LSDM-ja paraqiti edhe një bisedë midis Sasho Mijalkovit dhe Musa Xhaferit.

Sasho Mijalkovi i paraqitet Musa Xhaferit dhe i sqaron se ligji i “branitelave” nuk do të kaloj në Parlament, dhe ia sqaron procedurën se si do të realizohet kjo gjë.

Në bisedë e sipër, Mijalkovi kërkon nga Musa Xhaferi që të shkojnë bashkë deri te kreu i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Velanoski ku edhe prej tij të dëgjoj detajet e nevojshme se si nuk do të kaloj ky ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat