Lëvizja për reforma në VMRO prezantuan platformën e tyre në Beograd

Maqedonia

Lëvizja për reforma në VMRO prezantuan platformën e tyre në Beograd

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:01

Iniciatorët për ndryshime në VMRO-DPMNE po e vazhdojnë strategjinë e tyre rajonale. Pas prezantimit të qëndrimeve të tre për gjendjet në Maqedoni, në Sofje, dje të njëjtën e bën edhe në Beograd, ndërsa paralajmërojnë edhe pres konferenca edhe në Tiranë, Prishtinë dhe në Selanik. Profesori Jove Kekenovski, ish zëvendës ministri i shëndetësisë Vladimir Lazareviq si dhe ish shefi i DSK-së Goran Mitevski iu drejtuan opinionit serb, në prezencën e medieve nga Serbia dhe vendeve tjera, transmeton zhurnal.mk

Ata i riafirmuan propozimet e tyre për atë se si të zgjidhet kriza politike në Maqedoni. E para, sipas tyre, opozita duhet që të kthehet në parlament, por si rezultat i dorëheqjes së Qeverisë. Pastaj të formohet një qeveri me bashkim nacional me mandat prej 12 deri në 18 muaj, e cila do t`i kryente punët përgatitore për zgjedhjet e drejta, si dhe de partizimin e institucioneve dhe realizimin e regjistrimit, pasi që nuk mund të kemi më shumë votues sesa banor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat