Ruzhin: Gruevski po e ushqen qyqarinë e tij politike

Maqedonia

Ruzhin: Gruevski po e ushqen qyqarinë e tij politike

Më: 25 prill 2015 Në ora: 11:48

Nano Ruzhin, ish kandidat për kryetar shteti të Republikës së Maqedonisë, në shkrimin e tij të fundit sjelljet e Nikolla Gruevskit i klasifikon si qyqare.

“Rasti maqedonas shumë mund të përngjaj me shembuj të vjetër, është i përballur me qyqarinë e kryeministrit Gruevski.
I përballur me dëshmitë evidente nga përgjimet, në fillim për ta defokusuar të vërtetën për incizimet të cilat kanë qenë nga forca të huaja armike, pastaj se janë krijuar, pastaj se janë të pasakta.

I burgosi njerëzit të cilët i akuzoi për tradhti duke përfshirë edhe padinë penale kundër liderit të opozitës Zoran Zaev, sipas principit sulmi është mbrojtja më e mirë.

Megafonët e tij luan në kartën e armikut të jashtëm dhe tradhtarëve të brendshëm.

Edhe përskaj dëshmive evidente për afera kriminale, ai dhe klika e tij guximshëm e ushqejnë qyqarinë politike”, shkruan ndërmjet tjerash Nano Ruzhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat