Jankulloska: Zaevi është instrument i shërbimeve të huaja

Maqedonia

Jankulloska: Zaevi është instrument i shërbimeve të huaja

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:24

VMRO-DPMNE dje mbajti një tribun në Kriva Pallankë. Në tribunë u drejtua edhe ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska.

“Po përballemi në muajin e tretë me informacione të plasuara nga Zoran Zaev dhe me mendime se populli do t`i besoj materialeve të krijuara.

Përkundër tyre, ne bëjmë politike pozitive, duke u munduar që të japim përgjigje ndaj asaj që e kërkon populli, t`i zgjidhim problemet e tyre.

Stili i ynë i punës është puna ekipore në interesin e qytetarëve, për dallim prej Zaevit i cili nuk është i vetëdijshëm se është vetëm instrument i shërbimeve të huaja për realizimin e interesave të huaja”, tha Jankulloska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat