MPB-ja i caktoi 30 ditë paraburgim Rexhep Rexhepit

Maqedonia

MPB-ja i caktoi 30 ditë paraburgim Rexhep Rexhepit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:49

Prokuroria ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për Rexhep Rexhepin, njërin nga tre të arrestuarit nga aksioni policorë i një dite më parë në Kumanovë. Sipas burimeve të Alsat M, Rexhepi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Bashkë me Rexhep Rexhepin të arrestuar ishin edhe dy vëllezërit e tij Shefki Rexhepi dhe Sh.R i punësuar në SPB-në e Kumanovës.

Policia ditë më parë kreu bastisje në shtëpitë e vëllezërve Rexhepi, të cilët më pas janë thirrur në bisedë informative. Pak orë pas arrestimit është lënë i lirë Sh.R, ndërsa gjatë ditës së sotme është lënë i lirë edhe Shefki Rexhepi.

Ministresha e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në konferencë për media theksoi se arrestimi i vëllezërve Rexhepi nuk ka të bëjë me sulmin ndaj stacionit policorë në fshatin Goshincë. Megjithatë këto pohime të Jankullovskës i demantoi Shefki Rexhepi i cili në një prononcim për Alsat M tha se në polici është pyetur pikërisht për sulmin në Goshincë si dhe për veprimtarinë e UÇK-së gjatë vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat