Tamponohet rruga e fushës në Çegran, realizohet kërkesa e bujqve, komuna investon 25 mijë euro

Maqedonia

Tamponohet rruga e fushës në Çegran, realizohet kërkesa e bujqve, komuna investon 25 mijë euro

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:27

Pas kërkesës së bujqve të fshatit Çegran, komuna e Gostivarit është duke intervenuar në tamponimin e rrugës së fushës, me qëllim që bujqit e kësaj ane të lëvizin lirshëm dhe rehatshëm gjatë kryerjes së punëve të tokës.

Rruga që është duke u tamponuar është me gjatësi prej 4 kilometra, ndërsa vlera e investimit është 1 milion e 500 mijë denar ose 25 mijë euro, financuar nga buxheti i komunës së Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e Këshillit komunal, Nasir Musliu dhe banorët e fshatit panë nga afër punët për tamponimin e rrugës.

“Me një pjesë e bujqve nga fshati Çegran realizuam takim dhe ata kërkuan që të rregullohet rruga e fushës. Ky veprim mua më gëzoi sepse kjo ishte kërkesë në interes të banorëve të Çegranit. Ne e morëm për sipër që ta tamponojmë këtë rrugë me qëllim që banorët të kenë kushte më të mira për qarkullim. Sot dolëm bashkë në terren për të parë se si është duke u kryer puna nga kompania. Tash janë krijuar kushte që përveç me traktorë, në këtë rrugë të lëvizet edhe me vetura. Ne e mbaruam edhe një kërkesë dhe obligim që ishte kërkesë e bujqve dhe e blegtorëve nga fshati Çegran. Meqenëse kjo rrugë është e gjerë dhe sipas informacioneve që mi dhanë vetë banorët se kjo rrugë lidhet me vendbanime tjera me Gradecin, në të ardhmen e njëjta edhe mund të bëjmë projekt që kjo rrugë edhe të asfaltohet”, deklaroi kryetari Bejta.

Riparimi i kësaj rrugë të cilën e bëjmë ne sot do kontribuoje në lehtësimin e shfrytëzimit të kësaj toke dhe do u mundësoje bujqve që punët ti kryejnë sa më lehtë, theksoi kryetari i Këshillit Komunal, Nasir Musliu.

Banorët e Çegranit falënderojnë kryetarin Bejta dhe komunën e Gostivarit për realizimin e kërkesës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat