OJQ: Gjuha e urrejtjes në vend të lirisë së të shprehurit

Maqedonia

OJQ: Gjuha e urrejtjes në vend të lirisë së të shprehurit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:03

Në Maqedoni në vend të lirisë së shprehjes ekziston fjalori i urrejtjes, thonë organizatat joqeveritare, që sot në Tetovë ishin pjesë e debatit me titull “Liria e shprehjes”.

Ofendimet dhe shpifjet që i përjetojnë kategoritë e ndryshme të qytetarëve, rrallë marrin epilog gjyqësorë, theksoi aktivisti civil, Bekim Asani.

“Kjo gjuhë e urrejtjes ka përhapje të madhe në Tetovë. Duke pasur parasysh laramanin e popullit që përbëhet nga komunitete të ndryshme fetare dhe etnike, gjuha e urrejtjes ndikon shumë ndaj marrëdhënieve ndëretnike në qytetin tonë”- tha Asani.

Liria e shprehjes thonë pjesëmarrësit në debat më shumë censurohet kur kritikohet Qeveria.

“Për shkak të presionit që bëhet nga strukturat qeveritare, një pjesë e madhe e gazetarëve krijuan fenomenin e autocensurës. Për fat të keq ballafaqohemi me mungesë të mediumeve të pavarura dhe për këtë shkak, shumë shpesh mediumet sociale bëhet mjet, përmes të cilit munden në mënyrë të denjë, lirshëm të tregohen qëndrimet e qytetarëve dhe shoqatave” deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut.

Me kërcënime dhe presione pengohet edhe liria e shprehjes edhe tek shoqata civile, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, theksuan nga OJQ Info Qendër.

Megjithatë, pjesëmarrësit në debat theksuan se edhe krahas presioneve dhe frikësimeve, tek një pjesë e madhe e qytetarëve po ngritet vetëdija, kanë guxim lirshëm të thonë mendimin e tyre dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave, siç ishte rasti me studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe honorarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat