“Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”

Maqedonia

“Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:16

“Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”, është motoja e aksionit të cilin e filloi Komuna e Çairit dedikuar ngritjes së vetëdijes publike dhe inicim të aktiviteteve konkrete dedikuar për rritjen e nivelit të higjienës në sipërfaqet publike në tërë territorin e komunës.
Mjedis i pastër jetësor dhe shprehitë jetësore urbane janë bazë për krijimin e kushteve cilësore për jetë jo vetëm në shtëpitë tona, por edhe në fqinjësinë tonë.

“Si kryetar komune, por edhe si qytetar i Çairit, dëshiroj që nga komuna jonë të krijoj kushte për një jetë më të bukur, ku si fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët tanë do të kenë fëmijëri të mrekullueshme. Andaj, apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të kontribojnë edhe ata në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe kujdesin për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.

Në aksionin “Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin”, është planifikuar që të inkuadrohen të gjithë banorët e Çairit duke filluar nga vet administrata komunale, kopshtet, shkollat, insitucionet, duke përdorë të gjitha mekanizmat për pastrim siç janë 40 punëtorët sezonal plotësues të cilët kujdesen për higjienën e komunës, me përkrahjen e n.p.”Higjiena komunale” si dhe me përkrahjen dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me shoqatën Duam Çair të Pastërt. Po ashtu, komuna është në negociata me komunën e vëllazëruar Bursa nga Republika e Turqisë për realizimin e donacionit – kamion për mbledhje të mbeturinave me të cilën pritet efikasitet më i madh për realizimin e tërë aksionit.” deklaroi kryetari i komunës Mexhiti në promovimin e aksionit i cili u mbajt para ndërtesës të Komunës së Çairit.

Aksioni është përkrahur edhe nga një numër i madh personalitetesh të shquara të bashkësisë, të cilët me integritetin e tyre personal dhe profesional, shprehën gatishmëri që të inkuadrohen në realizimin e tij. Të pranishëm në këtë aksionishin përfaqësuesi i Myftinisë së Shkupit, z.Ibrahim Shabani, përfaqësuesi i shoqatës Duam Çair të Pastër z.Xhelal Ramadani, drejtori i n.p”Higjiena Komunale” z.Ragip Doçi, drejtori i Spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” z.Menguh Jegeni, përfaqësues nga bota e artit, shkencës, kulturës, sportit etj.
Ky aksion është fillimi i një kreu të ri në zhvillimin e komunës i cili bazohet në angazhimin direkt të të gjithë banorëve të Çairit në realizimin e qëllimeve të cilët janë njësoj të rëndësishëm për të gjithë dhe nga të cilët direkt varet cilësia e jetës urbane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat