Sulmi në Goshincë, arrestohet një ish-ushtar i UÇK-së

Maqedonia

Sulmi në Goshincë, arrestohet një ish-ushtar i UÇK-së

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:38

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-së Rexhep Rexhepin arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia maqedonase, si një nga të dyshuarit që morën peng policinë.

Megjithëse Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni nuk ka dhënë asnjë arsye, prangosja e Rexhepit dyshohet se ka lidhje me sulmin e pak ditëve më parë ndaj rajonit të policisë në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e tij dhe atyre të lagjes ku ai jeton, për të gjetur ndonjë provë që do ta implikonte Rexhepin.

Policia kufitare në fshatin Goshincë u mor pak ditë më parë nën kontroll nga një grup i armatosur prej 40 personash, të vetëshpallur si pjesëtarë të UÇK-së.

Rexhepi i njohur nga bashkëluftëtarët e tij me nofkën e luftës si Çiçavica është dërguar menjëherë në rajonin e policisë i shoqëruar edhe nga vëllai i tij.

Familjarët e tij janë shprehur të habitur nga ky arrestim duke u shprehur se nuk ka asnjë arsye për arrestimin e tij.

Rexhepi dhe familja e tij si pjesëtarë të UÇK-së, kanë dhënë një kontribut shumë të madh në vitin 2001 gjatë konfliktit të armatosur mes shqiptarëve vendas dha maqedonasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat