Përmbaruesit përmes trajnimeve do të marrin njohuri për zbatimin e Ligjit

Maqedonia

Përmbaruesit përmes trajnimeve do të marrin njohuri për zbatimin e Ligjit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 14:53

Përmbaruesit përmes trajnimeve do të marrin njohuri për mënyrën dhe procedurën e zbatimit të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik në sferën e përmbarimit, që do të jetë në dobi për qytetarët dhe institucionet.

Për këtë qëllim, kryetari i Odës së përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM) Zoran Petreski dhe kryetari i Komisionit për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet nga karakteri publik Pece Tashevski sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. “Bashkëpunimi do të zhvillohet në drejtim të mbajtjes së trajnimeve të vazhdueshme në lidhje me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik dhe me qëllim që të ngrihet vetëdija publike e tërë grupit me këtë Ligj, si dhe me të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga ai”, tha Tashevski.

Nënshkrimi i Memorandumit, siç theksoi Petreski, është një mundësi që përmbaruesit të marrin njohuri dhe trajnime shtesë të cilat do t’i kryejë Komisioni për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik dhe në mënyrë shtesë do të mundësojë qasje të drejtë ndaj qytetarëve të cilët janë të interesuar për të ardhur deri te informacionet e nevojshme. Definitivisht, siç theksoi, çdo informacion nuk është nga karakteri publik dhe pikërisht këto trajnime duhet t’i ndihmojnë përmbaruesve. Ai shtoi se ndonjëherë kanë pasur dilema nëse duhet ose jo të japin informacion të caktuar, por se kur gjendeshin në një situatë të tillë janë konsultuar me Komisionin.

Në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet nga karakteri publik ka persona zyrtarë për të vepruar nga karakteri publik, të cilët, siç tha Tashevski, janë në dispozicion dhe i japin ndihmë qytetarëve dhe institucioneve. Në rast se një institucion nuk jep informacion të caktuar, siç sqaroi, çdo qytetar dhe të gjithë personat juridikë kanë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni përderisa në afatin e përcaktuar ligjor prej 30 ditësh nuk marrin informacion të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat