Jep dorëheqje Dekani i Fakultetit të Juridikut në Shkup

Maqedonia

Jep dorëheqje Dekani i Fakultetit të Juridikut në Shkup

Më: 24 prill 2015 Në ora: 11:28

Profesori Borçe Davitkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i Dekanit në Fakultetin e Juridikut në Shkup “Justiniani i Parë”, deklaroi vetë dekani për “Vest”.

Davitkovski thotë se ka qenë nën presione të vazhdueshme që në fakultet të pranoj kuadro të afërta me pushtetin dhe tu heq titujt profesorëve Dobrnika Tasevska, Dimitar Gelev dhe Tomisllav Grozdanovski.

Ai ka thënë se i kanë bërë presion që të shfuqizohen recensioneve për titujt e tyre, ndërsa sipas tij kjo gjë nuk është as e moralshme as e drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat