Vazhdojnë të asfaltohen rrugët në lagjen e Gazi Babës

Maqedonia

Vazhdojnë të asfaltohen rrugët në lagjen e Gazi Babës

Më: 24 prill 2015 Në ora: 11:21

Komuna e Çairit pasi që bëri rikonstruimin e ujësjellësit në rrugën “Ordan Çopella” dhe rrugën “Saraevska” në lagjen e Gazi Babës në të cilën ka bërë edhe kyçjen e objekteve individuale (shtëpive) në rrjetin e ri, ka filluar edhe asfaltimin e rrugëve.

Asfaltimi ka filluar të realizohet prej një pjese të rrugës “Ordan Çopella” dhe “Saraevska” në të cilën për momentin janë asfaltuar afër 650m2, ndërsa në vazhdim do të asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugëve me sipërfaqe prej afër 2550m2.

Rruga “Saraevska” me rrugët anësore arrin gjatësi prej 300m, kurse rruga “Ordan Çopella” 339m gjatësi. Gjithashtu janë zëvendësuar shtigjet e vjetra me të reja me gjatësi prej 1110m.

Me këtë janë formuar dhe shtruar me beton 840m2 trotoar për këmbësorë. Këto punime arrijnë koston në vlerë prej afër 9 milion denarë. Ky projekt u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat