Musliu: Nuk jemi në vitin 2001, tash është ndryshe

Maqedonia

Musliu: Nuk jemi në vitin 2001, tash është ndryshe

Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:33

Analisti politik Albert Musliu mendon se kriza momentale nxitet nga grupe të caktuara me qëllim tërheqjen e vëmendjes kah vetvetja dhe të shfrytëzohet rasti për interesa personale.

“E para, mirë është që nuk kemi pasoja më të rënda dhe viktima në njerëz. Ka pasur tortura, por nuk ka pasur viktima.

E dyta, situata momentale është e tillë që grupe të ndryshme do të provojnë që ta tërheqin vëmendjen kah vetja dhe ta shfrytëzojnë për qëllime të tyre. Por, nuk e dimë se kush është ky grup i armatosur.

Mund të jetë e cilit do profil. Nuk besoj se do të gjeneroj reagime të mëdha në shoqëri pasi që atmosfera nuk është e tillë që të kemi tensione të mëdha ndër etnike, ose çështje të hapura që eventualisht do të gjeneronte mobilizim më të madh të qytetarëve”, deklaroi Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat