Mediat greke: Cërvenkovski “shenjtor” i opozitës maqedonase

Maqedonia

Mediat greke: Cërvenkovski “shenjtor” i opozitës maqedonase

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:33

Me titullin “Ish kryetari i vendit dëshiron që të përballet me qeverinë e Gruevskit”, gazeta “Elefteros Tipos” shkruan se Branko Cërvenkovski e ka thirrur popullin në mobilizim masiv për arritjen e qëllimit. Ashtu si informoi raportuesi i Netpress nga Athina, gazeta shkruan se sipas shumicës, Cërvenkovski ka përfaqësuar një fotografi të shenjtë në opozitën maqedonase.

“Cërvenkovski i cili para rreth dy viteve u tërheq nga pozita e liderit të partisë më të madhe opozitare LSDM, e theu heshtjen dhe me letër të hapur, midis tjerash shkroi se për luftën kundër regjimit kriminal të Nikolla Gruevskit është e patjetërsueshme formimi i një lëvizje të zgjeruar popullore, e cila do t`i përfshijë dhe lidh të gjithë ato që munden dhe duan të ndihmojmë”, shkruan “ Elefteros Tipos “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat