Todorov: Nuk i frikësohemi Zaevit

Maqedonia

Todorov: Nuk i frikësohemi Zaevit

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:27

Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë nga tribuna e djeshme e mbajtur në Dellçevë, përmendi periudhën e sundimit të LSDM-së, ku sipas tij ajo periudhë ishte tejet e errët.

“Nëse nga viti 1995 deri në vitin 1997 i përjashtuan qytetarët që lirë t`i blejnë firmat njerëzit të afërt deri te LSDM, nga viti 2002 deri në vitin 2006 i përjashtuan nga puna të gjithë ato që nuk janë pjesë të politikave të LSDM-së. Dhe këtë gjë nuk guxojmë ta harrojmë, pasi që ajo është mënyra se si ata kanë vepruar, po veprojnë dhe do të veprojnë”, theksoi Todorov.

Sipas Todorov, Zaev është njeri që dëshiron të vij në pushtet me rrjetin e agjentëve, me kërcënime, madje po paralajmëron edhe gjak.

Zaev, tha ai, dëshiron që t`i mbron ato që i kanë përgjuar popullin e vet dhe ato të cilët tani janë të lustruar.

Ministri i shëndetësisë nga tribuna në Dellçevë i ftoi të gjitha partitë që në mënyrë racionale të mendojnë dhe veprojnë.

“Unë edhe prej këtu do ta dërgoj porosinë se nuk i frikësohemi Zaevit, e as materialeve të tij të krijuara, do të qëndrojmë me politikën tonë për të mirën e të gjithë qytetarëve, ndërsa ai le ta shoh punën e tij në krijimin e materialeve”, tha Todorov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat