24 vjet LSDM, Zaev: Do t`i kthejmë gjërat e humbura

Maqedonia

24 vjet LSDM, Zaev: Do t`i kthejmë gjërat e humbura

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:38

LSDM tregoi pjekuri në të gjithë momentet kyçe për shtetin. Si një parti e suksesshme u përgjigjëm ndaj të gjitha sfidave, prej pavarësimit të vendit, formimit të institucioneve, përmes njohjes ndërkombëtare të vendit, tejkalimit të konfliktit ushtarak deri në çuarjen e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në telegram urimi te qytetarët dhe bashkë partiakët me rastin e 24 vjetorit të LSDM-së.

“Sot, me ditëlindjen e 24, jemi përballë njërës prej sfidave më të mëdha, t`i kthejmë të gjitha vlerat e prishura nga ana e partisë uzurpatore në pushtet. Dërgoj porosi deri te të gjithë se ne do ta kthejmë lirinë dhe demokracinë. Puna jonë e përkushtuar vazhdon dhe nuk do të ndalemi derisa gjërat e humbura nuk ia kthejmë qytetarëve të Maqedonisë. I thërras të gjithë qytetarët që të bashkohen në betejën historike që e nisën, për një Maqedoni me dinjitet, demokratike dhe evropiane”, tha ndërmjt tjerash Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat