Dje, 9 aksidente në kryeqytet

Maqedonia

Dje, 9 aksidente në kryeqytet

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:58

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej nëntë aksidente të komunikacionit.

Prej tyre, katër janë me pasojë e dëmit material dhe pesë janë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë një shofer i automjetit motorik, në bashkudhëtarë dhe katër këmbësorë.
Gjatë ditës së djeshme nga ana policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 26 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforëve për këmbësorë, 24 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Tetë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, si dhe gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, gjegjësisht nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe-semaforët.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 84 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë aktivitete edukative në SHF "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me nxënësit nga klasa e dytë.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat