Seancë të 3 komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seancë të 3 komisioneve kuvendore

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:38

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për çështje evropiane dhe ekonomike.
Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri të ushqimit është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për çështje evropiane.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për zonat e zhvilluara teknologjike-industriale, në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë: Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar dhe obligimeve pagesore ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në kapital të përhershëm në HM Transport SHA Shkup, propozim-ligji për shfrytëzim dhe disponim me gjërat në pronësi personale dhe me gjërat në pronësi komunale dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike, të gjitha në lexim të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat