Vazhdon bllokimi i rrugës Prilep - Resnjë

Maqedonia

Vazhdon bllokimi i rrugës Prilep - Resnjë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:20

ër shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku sërish është ndërprerë. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit, njofton LAMM.

Nga SHA Beton njoftojnë se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për sanimin e rrëshqitjes së dheut në Mavrovë, aksi rrugor nga diga Mavrovë deri në f. Mavrovë është i mbyllur për qarkullim për automjete të rënda transportuese dhe autobusë në periudhë prej dy muajve prej 16.04.2015.

Komunikacioni për automjete të lehta zhvillohet nëpër devijim ekzistues në pajtim me projektin e trafikut për regjim kohor në komunikacion i miratuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Komunikacioni për automjtet e rënda transportuese dhe autobusët mund të zhvillohet përmes f.Leunovë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat