Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare

Maqedonia

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:11

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë ditës do të fryejë erë mesatare në momente erë e përforcuar veriore, e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi edhe deri në 100 kilometra në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në gjashtë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryejë erë mesatare, në momente erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 15 gradë Ceslius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat