Fërçkoski: E vërteta e rastit “Monstra” është shumë e shëmtuar

Maqedonia

Fërçkoski: E vërteta e rastit “Monstra” është shumë e shëmtuar

Më: 21 prill 2015 Në ora: 00:46

“Njerëzit duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën tmerruese të rastit Monstra” ku u vranë pesë persona, kështu u shpreh sonte ish ministri i brendshëm Ljubomir Fërçkoski, në një debat në TV 24 Vesti, transmeton Portalb.

“Do të tmerroheni kur të dëgjoni të vërtetën e rastit të vrasjes në Smillkovë. Shqiptarët duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për këtë rast ku BDI nuk është dhe aq e involvuar sa disa të tjerë që janë. E vërteta është shumë me rëndësi të zbulohet. Ne nuk mundemi të fillojmë një shoqëri të re pa mos e zbuluar atë deri në fund, edhe sa të jetë ajo e shëmtuar para neve” tha mes tjerash Fërçkoski.

Lideri i opozitës maqedonase, LSDM, Zoran Zaev ka kohë që lajmëron se njëra nga “bombat” e tij të ardhme do të jetë edhe sipas tij, “e vërteta për rastin Monstra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat