SHSHA-ja në Çikago porositë Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi: Populli juaj (muslimanë) është shqiptar!

Maqedonia

SHSHA-ja në Çikago porositë Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi: Populli juaj (muslimanë) është shqiptar!

Nga: Skënder KARAÇICA Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:33

Më gjithë respektin që kemi për përsonalitetin intelektual e fetar të Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi(BFIM) në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoni,SHSHA-ja në Çikago reagon ndaj një pjesë të fjalimit të tij në Gostivar me rastin e ditëlindjes së pejgamberit Muhamed(a.s.).Është bërë një praktikë jo e mirë që me rastin e daljes publike të prijësve tanë fetarë(muslimanë)në trojet etnike shqiptare dhe në Maqdoni,kur flasin për porisnë e madhe (Kuranore)dhe të mësimeve të profetit Muhamed dhe rruga e paqes në Islam,sikur ngurrojnë dhe për çudinë tonë,nuk e përmendin emërtimin e shenjtë të kombit(shqiptar)!

Kësaj radhe në Gostivar,në fjalimin e tij përmabjtësor (fetar)për profetin Muhamed,Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi kur e përseriti fjalën e tij,,populli im muslimanë,,nuk përmendi fjalën shqiptar dhe trojet tona etnike në Maqedoni në kohën e aktualitetit politik,kur e kur,populli shqiptar ende nuk e ka zgjidhur drejtë çështjen e barazisë,të avancimit kushtetues(shtetformues)dhe ka mbetur në pozitën e pakicës me pakicat tjera,thuhet në reagimin e SHSHA-së nga Çikago.

Ka ardhur koha që tërë mekanizmat politikë,intelektual,universitar,fetarë dhe shoqëria e gjërë civile të flasin me gjuhën e argumenteve se në Maqedoni jeton në tokën e vetë populli shqiptar me besimin fetar muslimanë dhe ortodoksë.Saherë që dilni para opinionit të gjerë të popullit shqiptar,Efendi Sulejman Rexhepi,mos harroni dhe mos anashkaloni,pa asnjë frigë para askujt,të thuhet me plot gojë:Populli im shqiptar muslimanë në trojet etnike në Maqedoni.

Në kohën e shekullit për popullin shqiptar në Ballkan,thuhet më tej në reagimin e asociacionit politiko-kombëtar nga Çikago,duhet të flasim shlirë dhe pa hipoteka dhe për hatër të pushtetit aktual në Maqedoni që në këto vite nuk ka bërë mjaft për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare me vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë në kornizat e saj kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat