Sela: S'ka më lojë me shqiptarët

Maqedonia

Sela: S'ka më lojë me shqiptarët

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:24

Kryetari i Strugës dhe i Lëvizjes për Reforma në PDSH Zijadin Sela, është decid se nëse kriza politike do të zgjasë më shumë pa kurrfarë shenje për dalje nga ajo, shqiptarët do të mobilizohen dhe do ta dënojnë, jo vetëm BDI-në, por edhe PDSH-në, transmeton gazeta "Lajm" deklaratën dhënë per gazeten "Slloboden Pecat".

"Nuk do të ketë më lojë me shqiptarët dhe prioritetet e tyre. Bisedimet në Bruksel, ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së, janë të papranueshme për mua, për shkak se atje nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë, si bashkësi etnike e dytë për nga madhësia. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë vetëm BDI, qëndrimet e së cilës janë të përfaqësuara nëpërmjet qeverisë, ndërsa opozitë nuk është vetëm LSDM-ja. Shqiptarët nëpërmjet procesit politik do të kërkojnë dalje nga kriza me c'rast do të zgjidhen edhe problemet e tyre dhe do të hapet rruga e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, që është prioriteti kryesor", ka thënë për gazetën "Slloboden Peçat" Zijadin Sela. Ai edhe njëherësh e ftoi lideri e BDI-së Ali Ahmeti që ta braktisë qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat