Gosheva: Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga politika

Maqedonia

Gosheva: Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga politika

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:03

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë koment për bisedat e publikuara nga opozita, madje thekson se Gjykata nuk ka qenë pjesë e presioneve politike. Elena Gosheva iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e raportit vjetor të institucionit. Kryetarja e Kushtetueses mbrojti mendimin e vet, pavarësisht faktit se në një nga të ashtuquajturat "bomba", ministri Janakieski dhe kryeministri parashikonin një vendim të Gjykatës.
Në pyetjet e tjera, Gosheva mbrojti qëndrimin se të gjithë gjyqtarët e gjykatës kushtetuese votojnë sipas bindjes së tyre, se nuk i fshehin lëndët në sirtar dhe se e ushtrojnë me përkushtim rolin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Fakti që ata votojnë ndonjëherë “kundër” apo “pro”, tregon pikërisht se ata kanë qëndrime dhe integritetin e vetë, praktikë kjo e pranuar ligjërisht, kudo në botë. Edhe pse me pak rezervë, qëndrimin e konfirmoi edhe gjyqtarja Natasha Gaber- Damjanovska e cila ndoshta voton më së shpeshti, në kundërshtim me shumicën dhe jo rrallë ka mendime të ndara mbi vendimet e Gjykatës.

Qëndrimet e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ishin të shprehura në një konferencë të rregullt për shtyp, erdhën në kohën kur opozita akuzon drejtpërdrejt qeverinë se po ndërhyn në mënyrë të ashpër në punën e këtij institucioni të rëndësishëm. LSDM dje publikoi një bisedë telefonike, në të cilën dëgjohet kryeministri dhe ministri Janakieski, teksa orvaten të dinë se si do të vendosë Kushtetuesja mbi një ankesë për Zhernovskin.

Biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit

-Kjo a do bjerë në Kushtetuese?
-Njëqind për qind...E tani...
-Unë mendoj se edhe pse do të bjerë në Kushtetuese, të premten para kamerave ai lë të hajë pesë-gjashtë shpulla... të hyjnë qytetarët dhe një qytetar t’ia jap tre shpulla të nxehta dhe të dal..
-Mendoj se mund të bëjmë skenarë. Unë planifikoja që këta tanë të dalin të protestojnë.
-Por, këtë mos ja thuaj kujt.
-Jo, mirë!
-Sepse nëse merret vesh, kot, do të marrë vesh dhe do ta pengojë.
-Pra, mjaft më. Kjo është si “Mali Xhokica” i cili mendon diçka dhe pastaj merr vendim dhe shkruan çfarë të dojë në të.
-Përgatite Martinin dhe Sulen të bëjnë gati, prej nesër të godasim!
-Dakord, i kam materialet...
-Të premten do të grumbullojmë diku 2000 persona para Qendrës, një pjesë do të futen edhe brenda, sepse qytetarët kanë të drejtë të hyjnë, të shohim, të mendojmë, të ngrihet njëri dhe tre-katër shpulla t’ia jep para të gjithëve. Nuk mundet t’i bëhet asgjë, nuk ka lëndime trupore për kallëzim penal, ka vetëm kallëzim kundërvajtës.
-A...mirë është që këshilltarët të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin
-Si.
-Këshilltarët tanë të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin. Të dalin, të bërtasin kundër ligjit, nuk je ti kushtetutë që të vlerësosh, kush je ti, kushtetutë që të vlerësosh?
-Po, po...do t’ia prishim seancën.
-Ashtu!
-Nuk do mund të mbaja seancë.
-Dakord, do ta përgatit edhe Martinin.
-Por, me argumente do ta fryjmë atmosferën se po bën falsitet që më pas, të ketë arsyetim për atë hap.
-Dakord. Do të përgatitem, do të dëgjohem edhe me Martinin...i kam të gjitha argumentet.
-Dakord.
-Mirë. Përshëndetje!

Gjyqtarja Elena Gosheva u pyet edhe nëse ka bërë ndonjëherë ndonjë anketë rreth fenomenit se sa i besojnë qytetarët vendimeve të kushtetueses, por ajo tha se deri tani nuk ka indikacione se është e nevojshme një gjë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat