Ramiz Merko pas shpalljes si kryetar i degës së BDI-së në qytetin e Strugës në llogarin e tij zyrtare në Facebook ka falemenderuar mbështetësit dhe ka kërkuar nga ata mbështetje në vazhdim për punën e përbashkët në projektet e reja për Strugën. Lexoni më poshtë shkrimin e tij.
Të nderuar Kuvendarë, anëtarë dhe simpatizantë, dashamirë të Bashkimit Demokaratik për Integrim…
Përgëzime për të gjithë procesin zgjedhorë si në këshillat vendorë ashtu dhe në degë, përgezime per të gjithë të zgjedhurit. Na pretë një punë e përgjegjshme për të krijuar mundësi dhe kushte për nje jetë më të mirë këtu në qytetin e Strugës dhe më gjërë, te mundohemi bashkarisht nga funksionet që ushtrojmë në institucionet lokale apo qëndrore, te implementojmë programet zhvillimore si decentralizimin, zhvillimin e barabartë rajonal, zhvillimin e arsimit, shëndetësis, mbrojtjen e ambientit, avansimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe, hapjen e vendeve të reja të punes, inkuadrimin e rinisë dhe implementimin e shumë projekteve tjera të parapara me platformën e BDI-së.
Sot u kurorëzua gara mbrendapartiake për degën e Strugës, urime për të përzgjedhurit, ju faleminderit për përkrahjen tuaj, ju dëshiroj suksese dhe fitore të reja..
Me Respekt,
Kryetari i degës se BDI-së Strugë.